.
×

Ervin Mata ka një kërkesë për ngjarjen në ish-Bllok



Biznesmeni Ervin Mata, njëherësh i fejuari i Elvana Gjatës, mësohet se i ka bërë kërkesë Prokurorisë se Tiranës për të treguar detaje lidhur me ngjarjen e 4 tetorit, që ndodhi në një lokal në ish-Bllok, shkruan Botapress.info

Ai mësohet se i është drejtuar me një memo, që i është dorëzuar dy prokurorëve të çështjes nga avokati mbrojtës Alban Bengasi dhe pritet që javën e ardhshme të thirret për të dhënë versionin e tij.

Mësohet se Mata ende nuk ka dhënë shpjegime lidhur me ngjarjen, ndërsa Prokuroria kërkon kthimin e tij në burg.

Ervin Mata u vetëdorëzua në polici 5 muaj pas ngjarjes, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Elio Hato, shkruan Botapress.info