.
×

Eltona Cenolekaj: E dashur vetja ime! (Durresit te renuar)



Uroj qe kjo leter te te gjeje mire. E di qe sje mire se dikush qe ti se njeh dhe se di seshte mire.
Kjo thyerje e madhe e Durresit a te le nje shije apo jo ? Nuk e di. Kam dashur qe keto vite ti le pas me te gjitha kujtimet e nje adoleshence te hidhur dhe te coroditur. Durresi! Le te shuhet dhe te shkermoqet kam menduar dikur, ca po ndodh sot?
A mendoj dhe deshiroj keshtu.?
Vetja ime pergjigjet: Jo. Nuk e deshiroj kete as nga skutat me te errreta te shpirtit tim te trazuar.
Durresi i ndrojtjeve dhe kujtimeve te mia te keqija te viteve te kaluara dhe Durresi i sotshem qe eshte shkaterruar si ne endrat e deshirat e mija,
E vuaj kete pa mase! Nuk e paskam dashur dhe nuk e dua!
I therras ndergjegjes, A ja vlen? Sigurisht qe jo! s’ mundet nje qytet te thermoqet nga deshirat e mija te marra. Ceshte me rendesishme nuk e paskam pasur kaq te madh inatin me Durresin.
Hei! Qytet i dashur dhe i urryer! I urryer per disa vite dhe i dashur per shume te tjere?
Me vjen natyrshem edhe pse s’dua. Kam nje jete qe s’vi te shoh. Po prap s’dua te shoh gerrmall. Me dhem zemra. Nuk kam menduar qe do te te ndodh kjo.
Nuk jam e vetmuar ne kete skaj verior te Evropes dhe as e lene nga njerezit e dashur.
Kam tre femijet e mi dhe nje te dashur qe ma mbush jeten me gezim e dashuri, bile e kam dhe nje qen qe e dua shume Ekkon 12 vjec. Po pa e menduar se do te ndodh kjo e ndjej veten lakurq dhe te vetmuar, te braktisur si asnjehere me pare. Plot brenga.
Kam menduar se te kam urryer per ato qe s’me ke dhene dhe per ato qe mi ke dhene me tepri.
Dashuri dhe urrejtje me bollek.
Une te fal! Se une di dhe te fal
Per shume njerez qe i kam ne jete dhe te atyre qe s’ jan me, kam me shume se kaq. Per femijet e mi dhe dashurin e jetes qe me eshte gjindur ne “termetet “e jetes sime.
Prandaj kete termet e perballoj dhe Durrsi do ta perballoj.
E perballoj me deshiren dhe dashurin per te miren.
E dashur vetja ime!
Nuk kam ndonje mallkim edhe pse kam perballuar burgun e babit, internimin e mamit, sakrificat e gjyshit per ne, poshterimin e neveritjen e atyre ne pushtet,
dyftyrsine e ca te tjerve, sinqeritetin dhe miresine e vetem nje grushti te vogel njerzish. Deshiroj te shoh ringritjen e Shqiperise nga rrenojat e Durresit dhe e deshiroj me gjithe shpirt.
Nuk di o vetja ime do te perjetoj qe te vi ne Durres pas me shume se 15 vjetesh me nje ndjesi te re. Ate te nje fillimi te ri.
Nuk e kam kuptuar asnjehere se sa e paskm dashur kete qytet! Kam menduar qe s’me lidh asgje. Qe e urej nga skutat me te erreta te shpirtit, por jam zhgenjyer nga vetja ime. Me lidh dicka shume e madhe. Dashuria per njerezit e dashur.
Shpresoj te behet Durresi e e gjithe Shqiperia. Ky eshte momenti ose shansi i fundit per tu bere jo vetem me ndertime po dhe per te filluar te mendohet dhe veprohet ndryshe nga ata qe do te udheheqin kete vend.
Vetja ime! Ngadonjehere te kam haruar me mendime. Tani ve nje bast me ty. Ky vend behet apo jo?
Nese behet me ben te lumtur dhe krenare e nese jo ne djall shkofte, boll kam shpresuar gjithe keto vite.
Pse e dashkam kaq shume vendin tim, tek e fundit kush eshte vendi im? Ai qe kam enderuar apo ai qe kam lene? Cfare dileme? Sa here vi ne Shqiperi me merr malli per vendin ku jetoj dhe me ka afruar ato mumdesi qe Durresi mi ka mohuar( veriu i Evropes ku jetoj prej gati 30 vitesh) e kur jam ne shtepi me merr malli per Shqiperine.
Dua sinqerisht te behet vendi im. Qofte kjo sprova e fundit dhe mbas kesaj ardhte e mira tek te gjithe. Askush nuk eshte i perjetshem po vepra e gjithesecilit mbetet.
Po e mbyll kete leter vetja ime? Shpesoj te gjeje shendoshe e mire e te realizojen te gjitha deshirat. Do vazhdoj te mbaj kontaktin me ty se po me pelqen qe ka ardhur koha ti them disa te pa thena e te clirohem nge makthet.
Tung
E.C.L
2/12/ 19 ora 03.05