.
×

E privuan nga jeta dhe e hodhën në kanal, zbardhet ngjarja



Policia e Fierit zbardh dhe dokumenton vrasjen e 23 vjeçarit Florian Selimit në fshatin Hamil, i cili u gjet ne kanal i pajetë, pasi e kishin prerë me thikë.

Policia bën me dije se ka arrestuar dy te rinj, S.S, 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj dhe K.M, 20 vjeç, banues ne te njëjtin fshat.

“Gjatë natës së datës 11.08.2019, në fshatin Hamil, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës shtetasin F.S, 23 vjeç, i cili ka ndërruar jetë”- thotë policia.

Njoftimi i plotë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas një pune të mirëfilltë hetimore, zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur gjatë natës së datës 11.08.2019 në fshatin Hamil ku u gjet i vrarë me thikë 23 vjeçari F.S.

Në përfundim të hetimeve u arrestuan shtetasit:

S.S, 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

K.M, 20 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

Gjatë natës së datës 11.08.2019, në fshatin Hamil, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës shtetasin F.S, 23 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.