.
×

E dhimbshme: Ndërron jetë pejani të cilit iu këput dora në vendin e punës



Sh.Fetahaj gjatë ditës së hënë pësoi një incident tejet të rëndë derisa ishte në orarin e tij të punës. Po të njëjtit, makineritë ia këputën dorën aksidentalisht. Indeksonline mëson se viktima ka ndërruar jetë pak orë më parë, derisa plagët e rënda që kishte marrë ishin të papërballueshme për të. Mësohet se Sh.Fetahaj ishte edhe veteran i luftës së UÇK-së. Varrimi i tij do të bëhet nesër. (bs)