.
×

Dy shtylla elektrike janë rrëzuar nga kamioni i ndërtimit



Dy shtylla elektrike janë rrezuar sot paradite rreth orës 10:00 në rrugën “Naim Frasheri” në Prishtinë afër lagjës “Muhaxherët”, shkruan Botapress.info

Banorët e lagjes kanë dërguar foto në Gazeten Botapress.info ku shihet shtylla në mes të rrugës. Sipas tyre nuk ka persona të lënduar mirëpo janë krijuar kolona të veturave dhe ka panik tek banorët e kësaj lagjie.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e KEDS të cilat po bëjnë përpjekje që ta lirojnë rrugën dhe ta lëshojnë energjinë elektrike në këtë lagje.

Gazetarët e Botapress-it kanë dalur në vendin e ngjarjes  dhe nga aty konfirmohet se një kamion i ndërtimit ka rrëzuar dy shtylla elektrike, shkruan Botapress.info

Botapress do të ju mbaj të informuar.