.
×

Dy deputetet e LDK’së takojnë zyrtarin e lartë të CDU’së



Botapress 13Nentor-Dy deputetet e LDK’së, Vjosa Osmani dhe Doruntinë Maloku kanë takuar sot Drejtorin për Politikë të Jashtme të CDU’së, Bertil Wenger. Deputetja Maloku, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se me zyrtarin e lartë të CDU’së, kanë folur për situatën aktuale në Kosovës.

“Në kuadër të vizitës në Berlin, sot, takuam Drejtorin për Politikë të Jashtme të CDU-së, z. Bertil Ëenger. Diskutuam për situatën aktuale politike në Kosovë, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet deputetëve të LDK-së dhe atyre të CDU-së dhe për zhvillimet brenda CDU-së, në prag të Kongresit të muajit të ardhshëm”, ka shkruar deputetja e LDK’së.