.
×

Dreçun: Serbia ta shqyrtojë mirë letrën e Trumpit, ndoshta është oferta e fundit e SHBA-së



Politikani serb, Milovan Drecun, thotë se Serbia duhet të mendojë mirë për letrën e dërguar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për Aleksander Vuçiqin dhe Hashim Thaçin, pasi sipas tij kjo duket të jetë oferta e fundit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ka për qëllim arritjen e një marrëvshje kompormisi për të dyja palët.

“Involvimi i SHBA-së, tregon se ata dëshirojnë të zhbllokojnë dhe të përshpejtojnë dialogun, siç ka thënë Trump, për të festuar në Shtëpinë e Bardhe”, ka thënë Drecun.

Sipas tij një letër e tillë duhet menduar me shumë kujdes.

“Unë mendoj se duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm me këtë letër”, ka thënë politikani serb për TvPink.

Trump në letrën e dërguar Aleksander Vuçiqit , gjithashtu ka ftuar Serbinë dhe Kosovën që të përmbahen nga deklarata dhe veprime të cilat mund të ndikojnë negativisht në zgjidhjen finale.

Sipas presidentit amerikan zgjidhja e problemit Kosovë-Serbi do të ndikonte në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.