.
×

Dogana e Kosovës, bashkëpunim në shumë fusha me Doganën e Kroacisë



Drejtori i përgjithshëm i Doganave të Kosovës Lulzim Rafuna me bashkëpunëtor me ftesë të Doganës së republikës së Kroacisë gjatë kësaj jave takoj drejtorin e përgjithshëm të Doganës së Kroacisë Zlatko Grabar.

“Në fillim të takimit Rafuna prezantojë Doganën e Kosovës, organizimin dhe funksionet pas reformimit të Doganës. Gjithashtu drejtori i përgjithshëm theksoj se Dogana e Kosovës ka arritur një progres të theksuar në përpalljen me sfidat e kohës”, thuhet në një njoftim të Doganës së Kosovës.

Nga ana tjetër edhe drejtori i Doganës kroate prezantoj doganën Kroate si dhe organizimin e saj pas aderimit në unionin evropian. Rafuna informojë homologun e tij lidhur me hapat që ka ndërmarr Dogana e Kosovës për anëtarësimin në OBD si dhe kërkojë përkrahje për anëtarësim në Organizatën Botërore të Doganës (OBD). Gjithashtu temë tjetër e takimit ishte edhe shkëmbimi i përvojave në mes të dy organizatave tona.

Bashkëpunimi potencial në fushën e projekteve evropiane dhe themelimi i rrjetit regjional ku të dy doganat mund të përfitojnë projekte zhvillimore. Gjithashtu u diskutua edhe lidhur me bashkëpunimin në luftimin e trafikut ilegal përfshirë mallrat e ndaluara.