.
×

Dërguti: PDK, parti e maleve – Deliu: VV, parti e trazirave



Seanca e kaluar e Parlamentit të Kosovës në të cilën u diskutua ndryshimi dhe plotësimi i Projektligjit për riorganizimin e ndërmarrjeve të ndryshme dhe pasurisë së tyre, me theks të veçante për kombinatin Trepça, po del të jetë e manipuluar sipas Vetëvendosjes.

E ftuar në emisionin Info Magazinë të Klan Kosovës, deputetja e këtij subjekti politik Aida Dërguti, tha se veprimet e kësaj qeverie janë të papranueshme.

“Kanë qene 71 deputet për, një deputet ka abstenuar, kurse 41 ishin kundër. Kjo i bie që nuk kanë qenë 2/3. Nuk është në përputhje me rregulloren”, ka akuzuar Dërguti. Deputetja Dërguti tha se kjo nuk është çudi pasi PDK është parti e maleve.

Kjo gjë nxiti debatin me krahun tjetër. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu fajësoi Vetëvendosjen për protestat e fundit duke thënë se këto të fundit janë përpjekje e qarqeve të caktuara për të krijuar trazira.

“Protestat po marrin kahe jo të duhur, këto janë përpjekje e personave qarqeve të caktuara për të krijuar trazira”, është shprehur Deliu.

Bile Deliu fajësoj Vetëvendosjen për vdekjen e Enver Zymebrit.

“Ne e kemi humb Enver Zymberin si rezultat i protestave si diçka jo e duhur. Ne kemi institucionet tona, qeverinë e kuvendin dhe aty duhet të mbështetemi”, ka përfunduar ajo.