.
×

Deputeti gjerman nga CDU: Sivjet vështirë se bëhet liberalizimi



Koordinatori i Gjermanisë për marrëdhëniet transatlantike, Peter Beyer, ka thënë se edhe viti 2018-të do të përfundojë pa liberalizim vizash për Kosovën.

Deputeti gjerman nga CDU theksoi se Berlini nuk vendos në çështjen e dritës jeshile për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, njofton Klan Kosova.

”Berlini nuk vendos për liberlizimin e vizave. Procesin e njihni. Komisioni i Parlamentit Europian ka votuar, 95% e kushteve janë plotësuar”.

”Do të isha shumë i kujdesshëm në dhënien e datave, do të isha shumë optimist që këtë vit të ndodh liberalizimi i vizave”.

”Por gati se është e pamundur të ketë dritë të gjelbër”.

”Secili që mendon se këtë vit mund të ketë liberalizim, e ka gabim”.

”Deri tani nuk është përcaktuar asnjë datë asnjë shtet. Nuk janë deklaruar ende askush”.

”Është një proces i cili është në vazhdim dhe nuk duhet të jepet afat”.

”Nuk është se të gjithë jemi të një mendimi, por kjo është e mira sepse ne japim hapësirë për të diskutuar”.