.
×

Dëmtohet treni simbol me të cilin ikën kosovarët- “këtë vandalizëm e ka bërë Serbia”



Botapress, 16 Nentor-Treni që barte kosovarët e larguar nga sistemi i dhunshëm serb ‘Bllaca 99’, ka filluar të dëmtohet.

Ai është një nga monumentet që dëshmon dhunën dhe gjenocidin e Serbisë që ka bërë në Kosovë.

‘Bllaca 99’ merrte kosovarët dhe i dërgonte në Maqedoninë e Veriut. Nga skenat që i kemi parë, kosovarët në mes të lotëve shkonin në tren.Ky tren shërben si provë për të treguar vuajtje dhe është një copë e historisë së Kosovës.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-ushtari i UÇK’së, Naim Maloku, duke thënë se në këtë sulm kanë dorë Rusia e Serbia.