.
×

Delawie i kënaqur që u ngrit aktakuza për veteranët e rrejshëm



Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka komentua mbi ngritjen e aktakuzave për mashtrime me pensione të veteranëve Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një postim në Twitter ai ka thënë se “ ndihet krenar” për hapin e bërë nga Kosova.

“Është ngritur aktakuzë për mashtrim me pensionet, krenar për Kosovën për marrjen e këtij hapi të rëndësishëm për luftimin e korrupsionit”, ka shkruar Delawie.

Në mesin e personave që Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë ndaj 12 persona të cilët dyshohen se kanë falsifikuar me listat e veteranëve është edhe një ministër i Qeverisë së Republikës.Bëhet fjalë për Rrustem Berishën, ministrin e FSK-së. I njëjti ishte pjesë e Komisionit për verifikimin e veteranëve të UÇK-së.Ndërsa aktakuzë është ngrit edhe për deputetin e AAK-së, Shkumbin Demalijaj.

Ndryshe, të akuzuar tjerë janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demalijaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Xhavit Jashari dhe S.E dhe F.SH.Prokuroria në aktakuzë është propozuar që gjykata të lëshoj masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteran luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale.