.
×

“Dëbimi i shtetasve turq shkelje drastike e të drejtave të njeriut”



 

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, Faton Topalli, ka thënë se në rastin e dëbimit të shtetasve turq kanë ndodhur shkelje drastike e të drejtave të njeriut.

Topalli që sot ka marrë pozitën e kryetarit të këtij komisioni, ka thënë se në këtë rast janë shkelur edhe ligji për të huajt, ligji për azil dhe konventat kryesore ndërkombëtare.

I pyetur se si e vlerëson qëndrimin e Ambasadës Amerikane për rastin e gylenistëve, Topalli tha se të gjitha vendet të cilat respektojnë të drejtat e njeriut konsiderojnë se në këtë rast ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut.

Kryetari i këtij ka treguar edhe për qëndrimin e PSD-së për vazhdimin e mandatit të komisionit hetimor për këtë rast.

Në mbledhje të komisionit, Topalli tha se është diskutuar plani i punës gjatë këtij viti dhe janë paraparë disa takime që do të organizohen gjatë kësaj kohe.

Ai u shpreh se do të bëjnë gjithë atë që është e mundur që të ketë një qasje adekuate dhe të kenë mundësi të mbikëqyrin punën e AKI-së si Kuvend.

Faton Topalli sot ka marrë pozitën e kryetarit të këtij komisionit, pasi Donika Kadaj Bujupi ka dhënë dorëheqje, ndërsa deri më sot këtë komision e ka udhëhequr zëvendëskryetarja Ganimete Musliu.