.
×

Dardanët “çmenden” para fillimit të ndeshjes, shikoni brohoritjet e tyre



Kanë mbetur më pak se 30-të minuta deri te fillimi i duelit Bullgari-Kosovë.Ndeshja ndoshta më e rëndësishme e kampanjës kualifikuese është gati të fillojë, derisa lojtarët janë më të motivuar se kurrë që sonte ta regjistrojnë fitoren e parë në histori të kualifikimeve të rregullta.

Përkrahja e “Dardanëve” nuk pritet të mungojë asesi. Këta të fundit tashmë kanë zënë vendin e tyre në ulëset e stadiumit, teksa kanë filluar të brohorasin me të madhe.

Janë afro 1000 tizozë që kanë udhëtuar nga vende të ndryshme të perëndimit, për ta mbështetur kombëtaren “verdhë e kaltër”.

Sa i përket ndeshjes, tashmë janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave, kur kanë mbetur tashmë edhe tri çerekë ore për të filluar ndeshja.Kujtojmë se ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual sa i përket këtij takimi dhe jo vetëm. VIDEO