.
×

Clinton: NATO fitoi luftën, ju paqen



Ish Presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, ka mbajtur një fjalim të gjatë në ceremoninë për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës. Ai iu ka drejtuar qytetarëve dhe politikanëve kosovarë që të kenë kurajën dhe të punojnë tash për jetën e fëmijëve të tyre.

Clinton ka thënë se të kosovarët 20 vjet më parë kishte parë gatishmërinë për të lënë armët në tokë dhe të për menduar për të ardhmen.

“NATO e fitoi luftën, ju paqen”, është shprehur ai. “Sot jeni të lumtur. Lus Zotin që të iu inspirojë që të mendoni të jetoni rreth asaj që mund të arrini së bashku. Zoti ju bekoftë!”.