.
×

Çka po ndodh? Përsëri aksident në Drenas



 

Botapress, 22 Korrik-Para disa minutave është shkaktuar një aksident trafiku në fshatin Poklek të Drenasit, njofton një lexues i Gazetës Express nga vendi i ngjarjes. Ky aksident ka bllokuar totalisht trafikun duke shkaktuar kolonë të gjatë.

Nuk dihet nëse aksidenti ka kaluar me persona të lënduar apo vetëm me dëme materiale.Në 24 orët e fundit në dy aksidente të ndara trafiku kanë humbur jetën dy persona, një grua në Vitomiricë të Pejës dhe një djalë 20 vjeç nga Mitrovica.

Express ka tentuar të marrë një përgjigjje nga Policia e Kosovës lidhur me këtë aksident, por të njejtit nuk i janë përgjigjur thirrjeve. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Shumë shpejt detaje nga ky aksident./GE/

 

rrik-