.
×

Çfarë simbolizoi kjo hartë e Kosovës e prezantuar nga Gjuriqi në konferencë? (Foto)



Drejtori i të ashtuquajturës Zure për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka prezantuar një hartë të Republikës së Kosovës gjatë një konference për medie.

Në hartën të cilën ia tregoi gazetarëve, zyrtari i qeverisë serbe pasqyroi domethënien e saj, transmeton Indeksonline

Gjuriq vuri në theks komunat me shumicë serbe të cilat do të kenë kompetenca të jashtëzakonshme, sikurse të jenë “shtet në vete”.

Ndërkohë, të shtunën ka kaluar (4 gusht) qenë afati i fundit për përgatitjen e draftstatutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Mirëpo, dokumenti në fjalë që do t’i dërgohet Bashkimit Evropian dhe i njëjti do të diskutohet në takimin e radhës ndërmjet presidentit kosovar Hashim Thaçit dhe atij serb Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi./BP./