.
×

Çfarë pritet në nisje të Premier League-s



Sezoni i ri i Premierligës, do të nisë me ndryshime të mëdha nga edicionin e shkuar, me skuadrat që kanë bërë përforcime të mëdha gjatë afatit kalimtar të verës.

Manchester City, mbrojtjen e titullit të kampionit, do ta nisë ndaj Arsenalit në “Emirates Stadium, të dielën nga ora 17:00.

Të dyja ekipet, në këtë takim hyjnë me ndryshime të mëdha.

Ky sezon, Arsenalin e gjen pa trajnerin Arsene Wenger dhe në Premierligë, pritet të debutojë trajneri Unay Emery.

Te londinezët përveç Emeryt, në këtë takim pritet të debutojnë edhe përforcimet e ardhura. Portieri Bernd Leno, pritet të jetë nga minuta e parë në këtë takim.

Te “Topçinjtë” nga minuta e parë, priten dyshja Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Nga ana tjetër, Manchester City, në këtë takim hynë pas triumfit në Superkupën e Anglisë, ku mposhti Chelsean 2:0.

Citizenët, që e mbyllën sezonin me rekord prej 100 pikësh në Premierligë, synojnë fitoren në “Emirates”. Te qytetarët pritet të debutojë Riyad Mahrez, që u transferua nga Leicesteri, por mund të mungojnë David Silva, Bernardo Silva e Danilo për shkak të lëndimeve.

Arsenali në pesë takimet e fundit ndaj Manchester Cityt, nuk di për fitore duke pësuar tri humbje dhe dy ndeshje janë mbyllur baras.

Pep Guardiola dhe Unay Emery, janë takuar 10 herë gjatë kohës sa ishin në La Liga, dhe trajneri i Manchester Cityt, nuk di për humbje ndaj Emeryt, me gjashtë fitore dhe katër barazime.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe dueli ndërmjet Liverpoolit dhe West Ham United.

Të “Kuqtë” në afatin kalimtar ishin mjaft aktivë, duke sjellë pesë lojtarë të rinj për mbi 200 milionë euro. Nga emrat e rinj pritet të debutojnë Fabinho, Keita dhe Alissoni nga minuta e parë, derisa Xherdan Shaqiri shihet si zëvendësues.

Me ndryshime të mëdha në këtë takim pritet të hyjnë edhe Çekanët, që aventurën në Premierligë, e nisin me trajnerin Manuel Pellegrini.

Te londinezët pritet të debutojnë Jack Wilshere, Filipe Anderson dhe Carlos Sanchez.

West Ham synon të befasojë Liverpoolin, që llogaritet favorit në këtë përballje.

Londinezët nuk din për fitore në “Anfield” që nga viti 2015.

Interesant pritet të jetë edhe takim ndërmjet Huddersfield dhe Chelseat.

Te Blutë pritet të debutojë trajneri Maurizo Sarri që zëvendësojë Conten, përderisa nga minuta e parë pritet të jetë edhe portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit Kepa, që erdhi nga Atletico Bilbao.

Nga skuadrat e mëdha, Tottenhami që nuk bëri asnjë blerje, sezonin e nis në udhëtim te Newcastle./BP/