.
×

Çeku:Nuk garantojmë se listat e veteranëve do dalin javën e ardhshme



Lista me veteranët e luftës ka nxitur pakënaqësi. Një ditë pas publikimit të emrave të atyre që luftuan në zonat Llap dhe Karadak, u ngritën dyshimet e para lidhur me manipulimet e mundshme
Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është duke punuar për përpilimin e tërishëm të listave të cilat veteranët i presinq ë të dalin gjatë javës së ardhshme.

Por kreu i këtij Komisioni, Agim Çeku ka thënë për Indeksonline se komisioni është duke punuar intenzivisht që listat të mund të dalin gjatë javës që vjen.

Çeku nuk e përjashtoi edhe mundësinë e vonesave për publikimin e këtyre listave.

“Nuk mund të garantojmë se gjatë javës së ardhshme do të dalin ët gjitha, mirëpo ne jemi duke e bërë të pamundurën që ato të dalin gjatë ditëve në vijim”, ka thënë Çeku për Indeksonline.

Ai tha se komandantët e të gjitha zonave operative janë duke i shqyrtuar të gjitha kërkesat dhe kjo gjë sipas tij do të mund të marr kohë.

“Komandantët e zonave janë duke i shkqyrtuar të gjtiha kërkesat dhe kjo gjë po këkron kohë, e ndodhta edhe vonesa”, ka shtuar ai.

Çeku tha për Indeksonline se këto janë vetëm listat fillestare dhe se komisioni ka një muaj kohë që ti shqyrtojë të gjitha listat, ka thënë Agim Çeku. /Indeksnoline/