.
×

OPINIONE

Blerta Haxhiaj:Krim Pasioni 

  Krimi i dhunshëm, është relativisht i drejtëpërdrejtë. Të dashurosh nuk është mekat! Mekati është të mos     zotërosh mënyrën për të dashuruar. Dashuria është Universale, ajo thjesht zgjedh formen me të cilën shfaqet. Të zotërosh informacionin mbi krimin gjithmonë ka qënë një mjet popullor për të qënë në qëndër të vëmendjes. Politikat dhe studimi mbi krimin janë mbi pasionet irracionale dhe intereset racionale. Efektet forcuese të krimit i përkasin kohës, individët kryejnë krime, planifikojnë, janë pjesë e rrjeteve kriminale, burgosen aty ku lidhjet me të burgosurit tjerë forcohen edhe më shumë sepse ata mbajnë stigmën e ish të dënuarve, gjë që kufizon mundësitë e tyre legjitime. Si një rreth vicioz i sjelljes kriminale, simbolika e politikave mbi parandalimin e krimit, kërkojnë ndëshkime dhe dënime të ashpra, të cilat çojnë në rritjen e shpenzimeve, të cilat i pasurojnë ekzekutimin dhe burokracitë penale. Pra, politika e krimit, jo vetëm krimi, është shndërruar në një studim në bashkëveprim mes pasionit dhe interesit vetjak. Triumfi i simbolikës mbi disa lloje të racionalizmi shprehet mes triumfit të ekspresivitetit mbi besimin e asaj të kontrrollit dhe rehabilitimit të krimit racional. Dilemat e shumta të politikave mbi krimin mund të paraqiten si të pambrojtura në nivelin shoqëror dhe individual – te dikush që i jep fund jetës së tij si pasoj㍑ e ekuacionit ekonomik. Argument kundër krimit të pasionit është vetë morali si prepozicion që vrasësi e meriton të vdesë mirëpo nga ana morale kjo bie na ndesh sepse krimi dhe vrasja janë të ndaluara. Leximi virtual dhe komunikimi virtual kanë zhvilluan një tejpopullim të veprimit komunikativ siç është krimi i cili në mënyrë primare shfaqet i drejtë dhe ka karakter social e ekonomik, në instancat e vonshme jep totalisht të kundërtën e saj. Vrasësi, ai që vret, plaçkitë, përdhunon dhe vjedh ka një karakter të keq, prandaj…