.
×

OPINIONE

Letër e hapur Presidentit të Kosoves, z. Hashim Thaçi

I nderuari President i Kosoves z. Hashim Thaqi. Jam Selver Lenjani, Kryetar i Bashkësisë Lokale të Karaçeves, K.K Kamenicë.  – Po ju drejtohem me këtë letër të hapur thjesht per t’ua parashtruar një preokupim të banoreve të kesaj ane qe s’po na lë të qetë, tash e 19 vite. – Fillimisht dua t’ju them se, Ne banoret e kësaj ane, që jemi në kufi me Luginën e Preshevës u gëzuam shumë kur e dëgjuam lajmin ose propozimin tuaj për Bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosoven. Ky lajm na ktheu atë ditë në një ditë të madhe gëzimi jo vetem për mua por për të gjithë banoret e Karaqeves dhe shqiptarve në përgjithësi. Mirepo ky gëzim nuk zgjati as edhe një gjysëm ore sepse nga ballkoni i shtëpis sime në Karaqevë e pashë Patrollën e Policis Serbe tek po patrullonin në arat dhe livadhet tona, mbrenda territorit të shtetit të Kosovës. Pra gezimi ynë gjysëmoresh u kthye menjëherë në zhgënjim dhe hidhërimin më të madhë që po na zgjatē tash e 19 vite, neve si banorë të Karaqevës! – Tash…

Blerta Haxhiaj:Materializmi është femër

“Çështja nuk është se sa shumë duhet që ne ta injorojmë Hegelin, por që vetëm mund të lejojmë ta injorojmë atë pas një pune  të gjatë dhe të  vështirë përmes tij.  Kështu është koha për të përsëritur Hegelin.” Zizek është më të vërtetë një burim atraktiv dhe i pashtershëm si një magnum opus më shkrimet që na ofron.  Ai shërben si një inspirim dhe burim kritikash ku luajnë një rol të rëndësishëm në popularitetin e jashtëm dhe përciptazi në kritikat e tij. Substanca e trasformuar në subjekt pra te njeriu, fsheh gjenin e fjetur për të dalë në dritë çdo teoricien socio-politik. Në fund të fundit të gjithë jemi pak politikanë  në vetvetën  tonë por masa që na atribuohet është shumë joproporcionale. Kombinimi i qenësimit (ontologjisë) më dështimin është se dështimi penetron në tërë entitetin e saj dhe e bukura e saj është në vet dështimin, saktësisht kur dështon, momentin i ndodhur është se na ndodh të gjithë neve. Dështimi duhet të jetë pjesë e jetës sepse  shprehimisht  është bazë e ekzistences së njeriut. Në industrializëm dështimi është më i rreptë dhe radikal sepse mundësitë dytësore janë të eliminuara por nuk duhet harruar se paraqiten …