.
×

Cardi B realizon ëndrrën e fëmijërisë, shihni çfarë ka bërë



Duket se reperja, Cardi B ka realizuar ëndrrën e fëmijërisë. Reperja e njohur, Cardi B e cila këtë vit bëri bujë në tregun muzikor duket se ka realizuar ëndrrën e saj të fëmijërisë, shkruan lajmi.net.

Ajo i ka blerë shtëpi nënës së saj dhe lajmin e ndau me të gjithë fansat e saj në rrjetet më të frekuentuara sociale. “Gjithmonë kam pasur ëndërr t’ja blej nënës sime një shtëpi. Vitin e kaluar kam qenë aq e etur për t’ja blerë një shtëpi, por nuk kisha mundësi. Unë punova, punova dhe tani jam këtu”, thotë Cardi në videon e publikuar.

“Faleminderit të gjithëve që më kanë përkrahur që t’i realizoj ëndrrat e fëmijërisë sime. T’i blej shtëpi nënës”, përfundon ajo. Ndryshe, më 11 korrik të këtij viti Cardi B u bë nënë për herë të parë.

VIDEO