.
×

Capital T humanist, shtron iftar për 310 persona



Reperi Capital T ka treguar sonte anën humane të tij Ai ka shkuar në strehimoren që është në menaxhim të OJQ-së “Jetimët e Ballkanit” ku ka shtruar iftar për rreth 310 persona. Lajmin e ka publikuar në faqen e tij në Instagram, hoxhë Halil Kastrati.

“Me Trim Ademi Capital T! Trimi sot e dhuroj Iftarin për 310 persona në kuzhinën tonë si dhe ishte bashke me ne në Iftar! Zoti e shpërbleftë”, ka shkruar Kastrati në Instagramin e tij.

Ndërkohë, Trimi vetëm ka postuar disa foto bashkë me Halilin dhe pjesëmarrjen e tij në këtë iftar që u organizua në menzën e shoqatës bamirëse, “Jetimët e Ballkanit”.