.
×

Blendi Fevziu tregon dashurinë e parë dhe nuk është bashkëshortja



Në çdo dalje të tij televizive jashtë studios së ‘Opinion’ Blendi Fevziu krijon një kimi speciale me publikun falë mënyrës sesi i rrëfen përvojat e tij.

I ftuar në emisionin ‘Pushime on top’ Blendi ka folur për pasionin e tij për zhytjen por edhe për një detaj mjaft interesant siç është dashuria e parë, e cila mesa duket nuk ka qenë bashkëshortja e tij.

“Nuk ka qenë bashkëshortja ime dashuria e parë. Kam dashuruar në vit të dytë në gjimnaz, ndoshta dhe më përpara, por atë e mbaj mend” – ka treguar me sinqeritet gazetari.Fevziu gjithashtu ka ndarë me shikuesit edhe një shifër mjaft interesante që ka të bëjë me pasionin e tij më të madh, udhëtimet.

“Kam udhëtuar në 102 vende të botes. Kam mbresa te pashlyeshme nga këto udhëtime. Janë eksperienca të jashtëzakonshme”- ka thënë Fevziu./BP/