.
×

Biografia e Avdyl Brahim Hoxhes



Biografi kjo e Kryeplakut të pleqërisë në Trojet Shqiptare,historianit,intelektualit dhe hulumtuesit shkencorë

Avdyl Brahim Hoxha u lind në Junik, më 15.06.1948. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, më 1964,vazhdoi mesimet në gjimnazin ‘’Hajdar Dushi’’ në Gjakovë dhe kreu më 1968.

Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë e kreu në Prishtinë më 1975.Bashkëshorti i Havës mjaft i qetë dhe I dashur baba i katër fëmijëve: Abdijanit, Indirës, Venerës dhe Mimozës. Ishte arsimtarë në shkollën fillore në Junik, pastaj vazhdoi punën si profesor i historis në gjimnazin e Vitisë së Gjilanit.

Gjatë demostratave të vitit 1981 si organizatorë i tyre u burgos nga rezhimi i atëhershëm serb.Burgosja e tij e goditi dhe suksesin gjatë magjistraturës u neglizhua.Dëshira e madhe që kishte për shkollim dhe atëdhedashuri nuk i mungonte.Studimet posuniverzitare i vijojë në Prishtinë, ku edhe magjistroi në vitin 1985.I pushuar nga puna nga viti 1981 filloji aktivitetin për qlirimin e Kosovës dhe qeshtjen Kombëtare.Gjatë viteve të 90-ta. Ishte aktivistë i madh dhe veteran për themelimin e LDK-së.Aktiviteti i tij në Pejë vazhdoj si anëtarë i kryesisë së LDK-së,kryetarë i shum aktiveve i cili dha kontribut të pashoq në ruajtjen dhe financimin e arsimit në Kosovë. Në të njejtën kohë që nga fillimi i luftës ishte antarë i këshillit të emergjencës I cili ndihmojë luftën në Rrafshin e Dugagjinit,Drenicës dhe në mbarë Kosovën.

Avdyl Brahim Hoxha u debua nga Kosova pas bombardimeve të NATOS si e tërë popullata por vazhdoj të kontriboj edhe nga Shqipëria dhe Mali i Zi, dëshira e atëdhedashurisë për Kosovën e re dhe kontributi i pashoq pas emigrimit mendja dhe shpirti për Kosovën e lire u kthye menjëher pas luftës.

Avdyl Hoxha si trashëgimtarë I Odës së Junikut I cili fillet i mori nga babai Brahim Hoxha fillojë prap aktivitetin si Krye Plak i Pleqërisë në mbarë trojet Shqipëtare. Me sukses dhe vullnet për mbarë Shqiptarin zgjodhi shumë gjaqe dhe ngatërresa me dëshirë që ato shpejtë të kalojnë në organet e drejtësisë shtetërore të Kosovës.

Në vitin 1997 kur ra dëshmor djali i axhës së tij Gjeneral Edmond Hoxha po atë vit xhiroj filmin Oda e Junikut me rexhisor Adem Mikullovcin,që është vlerë Kombëtare edhe sot.

Në vitin 2002 Avdyl Hoxha u zgjodh si drejtor i parë pas qlirimit dhe formoj Institutin për trashëgimi dhe mbrojtjen e monumenteve Kulturo-Historike në regjionin e Dugagjinit.Në vitin 2006 u zgjodh anëtarë I UNESCOS ku dha kontribut të qmuar.

Në vitin 2008 botoj Librin ‘’Juniku gjatë Historisë’’. Në vitin 2011 u liqencua si ndërmjetësues ligjor pranë Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës të cilat i përfilli dhe përfundoj me shumë sukses.

Gjatë vitit 2013 u penzionua nga detyra që kishte si drejtor i Institutit për trashëgimi. Aktiviteti nuk pushojë u zgjodh në vitin 2015 si kryetarë I asocacionit ndëmjetësues në mbarë Kosovën.

Me dëshirë për pendën dhe letrat kishte entuziazëm të madh ta shfaqte dhe të kontribonte për Historinë e popullit Shqiptar. Në vitin 2017 botoj librin së bashku me bashkëpuntorin Rexhep Maksutaj ‘’E Drejta Zakonore Shqiptare (trashëgimi kulturore-Juridike)’’.

Avdyl Hoxha ishte edhe bashkëpunëtorë i jashtëm pranë Ministrisë së Kulturës i cili dha kontributin e tij në shumë projekte së bashku me drejtoreshën Shpresa Tolaj Gjonbalaj me gjith stafin punues të QRTK-së në Pejë. Veterani i LDK-së mori shumë mirënjohje dhe lavdata si dhe gëzojë rrespekt të madh nga mbarë populli Shqiptarë. Nje ndër shumë mirenjohje ishte dekorata nga Presidenti Ibrahim Rugova në 125 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit në vitin 2003 e dekoroj Avdyl Hoxhen si trashëgimtarë i Gjyshit të tij për kontributin e dhënë pëe qeshtjen Kombëtare. Ministria e Kulturës me rastin e penzionimit ndau mirënjohje për punën që udhëhoqi si drejtor i Institutit me sukses, ndër të tjera vlen të thekësohet edhe dekoratën që mori qmimin e madh ‘’Dinë Mehmeti’’ për kontributin jetësorë në fushën e Arsimit, Kulturës. Artit dhe Shkencës dhën gjeneratave ndër vite në Junik dhe Kosovë ,  nga kryetari i Komunës së Junikut z.Agron Kuqi.Për nder të 100 vjetorit të Kuvendit të Junikut mori mirënjohje si trashëgimtarë i gjyshit të tij Avdyl Imer Hoxha I cili dha kontribut dhe vdiq për qeshtjen Kombëtare nga regjimi i atëhershëm. Për ti cekur të gjitha mirënjohjet nevojitet një bagazh librash dhe kohë të gjatë.

Në vitin 2017 realizuan dokumentarin së bashku me Rexhep Maksutaj në kuadër të Institutit të trashëgimisë kulturore në Pejë së bashku me drejtoreshën Shpresa Tolaj-Gjonbalaj,realizuan ‘’Pleqnia në Odat e Dugagjinit në kuadër të projekteve të trashëgimisë shpirtrore.

Librin e fundit e botoi po në këtë vit 2019 së bashku me bashkëpuntorin Rexhep Maksutaj edhe pse ndërroj jet ka fundi i librit Avdyl Hoxha vazhdoi dhe e perfundojë librin e parë shkencorë’’12 Fiset Shqiptare sipas Kanunit të Lekë Dugagjinit’’

Avdyl Hoxha kishte një qëllim të vetëm dhe dëshira e madhe të jemi të bashkuar  të gjithë ne populli Shqiptarë.

Gjithmon thoshte në Kull guri u linda dhe u rrita,  për Kulla dhash kontribut dhe në Kull guri do vdes.

Por, fjalia që gjithëmonë e përdorte Avdyl Hoxha ishte:

Për të gjykuar mirë një njeri që ka marrë pjesë në histori, duhet ta gjykojmë jo sipas mendimeve të kohës së sotme, por pas kohës që aji vet e rrit.

Avdyl Brahim Hoxha ndërroj jetë me 24.05.2019 duke na lën të pikëlluar familjarët, miqt,shokët dhe dashamirët në mbarë trojet Shqiptare.

La pas trashëgimtarin djalin e tij Abdijan Avdyl Hoxhën.