.
×

Beqir Berisha: Taksa ndaj mallrave serbe, një “tallava politikë” e Qeverisë së Kosovës



Taksa e vënë nga qeveria e Republikës së Kosovës për mallrat serbe dhe boshnjake, nuk është projektuar që Kosovës ti sjellë impakt pozitivë ekinomik! Kjo taksë ishte një simptom dëshprimi i qeverisë së Kosovës andaj ajo kur është vënë nuk është menduar se çfarë do të sjellë. Pretendimet e zyrtarëve qeveritar se taksa i ka shkaktuar dëme ekonomike Serbisë përveç se janë qesharake janë absurditete ekonomike. Nuk mundet Kosova (një treg i vogël), ta dëmtoj Serbinë, që ka një eksport prej mbi 10 miliard euro, fundja kjo nuk do të duhej të ishte qëllimi i qeverisë së Kosovës. Qëllimi ynë duhet të jetë rritja e ekonomisë prodhuese, ulja e papunësisë në vendë dhe ngritja e standardit të jetesës në Kosovë. Pretendimi se taksa ka ndikuar pozitivisht në ngritjen e prodhimit vendorë edhe ky është pretendim jo real, fundja ka masa tjera (jo vetëm tarifore) që mund të japin impakt në ekonomin prodhuese vendore! Megjithatë të gjitha arsyet e përmendura nga qeveria për mbajtjen e taksës janë justifikime dhe jo argumente bindëse! Së pari qeveria e ka vendosë taksën pa një analizë, dhe kjo në ekonomi është gabim i pafalshëm. Qeveria e Kosovës nuk bënë ta mbaj taksën për arsye ekonomike, për arsye të tjera politike le ta mbaj, por për arsye ekonomike ajo nuk duhet ta mbaj taksën në fuqi. Biznesi kosovar nuk n’varet nga mbajtja e taksës prej 100% për produktet serbe dhe boshnjake por ai ka nevoj të jetë i barabart në ekonomin e lirë të tregut. Qeveria e kosovës duhet të fokusohet në mbështetjen e prodhiit vendorë dhe në reciprocitet ekonomiko-tregëtar me Serbinë. Por kjo qeveri që i rritë rrogat e veta sa herë të donë dhe sa të donë dhe që akraban e vetë në PTK e rehaton ajo nuk mund ti bëj mirë ekonomisë prodhuese dhe popullit i cili nga xhepat e zbraztë duhet ta paguajn korrupcionin qeveritar.