.
×

Bekim Rexhepi: Akupunktura në „Vetëvendosjes“



 

 

Metoda e akupunkturës në “Vetëvendosje”, gjithsesi nxjerrë në pah një sëmundje të vjetër (ndofta edhe sa vet ne) shqiptaret që në përgjithësi vështirë e përballojnë, madje ky është një sulm kardiakë në politikën shqiptare, që nga Skënderbeu e, deri të vet Albini, tendenca e bajraktarizmit është thuajse vrastare për ne shqiptaret.

 

 

Ende pa arritur në pushtet, bëhet luftë për pushtet, kjo u ka ndodhur pak subjekteve politike, por jo pa përjashtime në historinë e shqiptarëve. Zhvillimet dhe rrjedhat e fundit në “Vetëvendosje” në subjektin më “serioz” në politikën aktive shqiptare, duket se ka hyrë në një krizë!

 

Çka është një krizë? Tashmë duket i përcaktuar dallimi, në njërën anë, dhe në mes të krizës kemi rivalitete që kushtëzojnë një stabilitet të mëtejmë të këti subjekti, ndërsa krejt, krejt në fund mbetet të shihet nëse diç nga kriza do të mund të rikuperohet, pas një alarmi urgjence dhe pas një intervenimi akupunkture efekti do të ketë rezultat.

 

Një premisë, edhe përkundër dëshirës së përgjithshme që ky subjekt të jetë serioz, nga ç’është treguar deri me tani, ka dhe do të ketë fatin qe të kapërcej politikisht shëndetshëm, atë kalimi normalë (qe u ndodhë subjekteve politike)të një transformimi i brendshëm organizativë që përmbyllë disi atë veprimin e deritashëm të një opozite aktivë, që ngjet me një organizate kolektive, ku veprimtaria e saj politike vlerësohej dhe shquhej si e mirë e përbashkët, pa i ndarë meritat veç e veç tek individët brenda saj.  Kjo shkëputje (e”domosdoshme”)apo transformim (i”domosdoshëm”) i brendshëm politik që tashmë ka stisur në “Vetëvendosje”, do që të ndahet merita kolektive në meritë individual, pa çka se ato në fund të fundit do të shërbejnë si të mira politik për të gjithë. Një politikë e fortë dhe një shtet i fortë është synim i të gjithëve, sidomos për ideologët politik kjo ka një substancë, ndërsa për aktivistët dhe recidivët politik kjo është vetëm një detyrë.

 

Metoda e akupunkturës në “Vetëvendosje”, gjithsesi nxjerrë në pah një sëmundje të vjetër (ndofta edhe sa vet ne) shqiptaret që në përgjithësi vështirë e përballojnë, madje ky është një sulm kardiakë në politikën shqiptare, që nga Skënderbeu e, deri të vet Albini, tendenca e bajraktarizmit është thuajse vrastare për ne shqiptaret. Skënderbeu u ndesh edhe me të vëllain për pushtet, ndërsa, Albini po ndeshet më fëmijët e tij, që tashmë qartë duket se paskan rritur shtat, por jo edhe aq mend, sa që ende pa arritur në pushtet, bëhet luftë për pushtet.

Paraprakisht me metoda që politikisht dihen mirë si funksionojnë, duke u tërhequr pa mbërritur, në mënyrë që më pas të ketë kushte atëherë kur mbërritja të jetë e kushtëzuar. Këtë e di mirë Albini, sidomos në memorien e tij, kjo është e fiksuar sepse ia kishte thënë edhe të tjerëve, kundërshtarëve të tij.

Secili prej nesh e ndjek me kujdes të veçantë zhvillimet politike dhe vërtet ato politike qe e bëjnë “Vetëvendosjen” një subjekt serioz në skenën politike, ngaqë është subjekti më i madh politik në vend. Zbarkimi i politikës së “Vetëvendosjes”si një veprimtari kolektive, drejt një politike, e cila ka ngjashmëri me disa subjekte që tashmë kanë të ngjeshur një kulturë politike individuale, dhe duan qe të dëmtojnë me çdo kusht kultin e liderit për të shpërndarë meritat sipas meritokracisë apo klanizimit.

 

Në Shqipëri, e kemi parë se si partitë politike veçohen me individualizëm politik dhe me pak formulohen e veçohen si parti qe funksionojnë kolektivisht. Kjo ndarje politike nuk është sinkronë e re, madje shumë parti në botë, brenda të cilave ideologjia u soset ato shndërrohen në dekor politik dhe mbijetojnë rastësishëm në politikë.

Albini dhe një pjesë e “Vetëvendosjes”, nuk duan që ideologjia e subjektit të shndërrohet në një dekor politik të përkohshëm dhe individualizmi politik të shquhet si një vlerë e vetme. Albini përmes “Vetëvendosjes” synon që njohurit politike të subjektit të jenë të gjata dhe qe vendi të futet në interes rajonal ku askush nuk do të çmohet e përçmohet përtej asaj qe jap dhe i takon si një e drejtë e fituar dhe konkurrente.

 

Albini është aset i rëndësishëm kombëtar, për të cilin disa hije politike brenda “Vetëvendosjes”, po përpiqen ta zbehin duke u treguar si kapuqdredhës e politik shqiptare.