.
×

Bebe tregon edhe shtëpinë e dytë që do ta rindërtojë



Bebe Rexha publikon pamje të një shtëpie tjetër të shkatërruar. Bebe Rexha, artistja e njohur ndërkombëtarisht, arriti sot në Shqipëri me një mision humanitar. Artistja e madhe e skenës po u del në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Këngëtarja e famshme deklaroi para mediave shqiptare se do të ndihmojë dy familje me ndërtimin e shtëpive. Po ashtu, po planifikon të ndërtojë edhe një shkollë, që do t’u shërbejë brezit të ri.

Fillimisht qëndroi pranë familjes së Musa Dacit në Bubq

Ndërsa tani ndodhet në familjen Bushi, shtëpia e së cilës është shkatërruar tërësisht, e kjo shihet nga storiet që i publikoi artistja e njohur.

Kjo është familja e dytë që ajo do ta ndihmojë, transmeton rtv21.tv

Shqiptaro-amerikania u shpreh se nuk ka rëndësi se e famshme është, ajo asnjëherë nuk do ta harrojë prejardhjen e saj.

“Nuk ka rëndësi sa famë do të arrijë, nuk do ta harrojë asnjëherë nga vij, do të kem gjithmonë gjak shqiptari dhe do jem gjithnjë aty për Shqipërinë. Ne jemi kombi i Nënë Terezës. E kemi mirësinë brenda në shpirt. Jam e bekuar që jam pjesë e një kultura. E dua vendin tim. Të dua Shqipëri.”, tha ajo më tej.

Më tej u shpreh se është e rëndësishme secili t’u dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

“E gjitha që dua të them tani më e mira është çdokush të japë donacionin e tij. Në qoftë se ju nuk ndihmoni askush tjetër nuk do t’ju ndihmoj. Doja ta shihja me sytë e mi. Doja ta ndjeja dheun nën këmbët e mia dhe të kuptoja çfarë po ndodh.”, u shpreh ajo.

Në fondin e krijuar nga Bebe deri më tani janë grumbulluar mbi 86 mijë dollarë./