.
×

Basketboll: Kosova nuk ia del as përballë Bullgarisë



Kosova U16 ka pësuar humbjen e tretë në Kampionatin Evropian, Divizioni B në basketboll.Djelmoshat e rinj kosovarë pësuan nga Bullgaria 74:50 (12:16, 20:2, 25:10, 17:22). Dardanët e rinj fituan çerekun e parë 12:16 dhe atë të fundit 17:22, por i dyti dhe i treti ishin fatal, duke pësuar humbjen e tretë në tri takime.Albion Imeri ishte fantastik me 14 pikë e 11 kërcime, derisa me nëntë pikë e 13 kërcime u dallua edhe Visar Ejupi.

Kosova ndeshjen e ardhshme do ta ketë ndaj Norvegjisë, të hënën nga ora 20:30, derisa grupet i përfundon me përballjen me Suedinë të martën.