.
×

Barcelona shet Coutinho-n për Neymar



Në raportimin më të bujshëm të këtij muaji, thuhet nga mediat europiane se Barcelona mund të shesë Philippe Coutinho për të krijuar fondin që do të mundësonte realizimin e një oferte për Neymar dhe finalizimin e rikthimit të tij në “Camp Nou”.

Neymar u largua nga klubi katalanas në verën e vitit 2017, kur Paris Saint-Germain pagoi klauzolën e tij prej €222 milionë euro.Asaj kohe u tha se futbollisti kërkonte të largohej nga hija e Lionel Messi. Gjithsesi, transferimi i tij te PSG nuk shkoi sipas planit.

Fillimisht braziliani u përball me kontradiktet me Edinson Cavani, dhe kishte shumë aludimet që sugjeronin se Neymar nuk ishte i lumtur në Paris, me shumë fjalë që supozonin se dëshironte rikthimin në “Camp Nou”.Tashmë një raportim i ri ka ringjallur ato aludime, me gjasat që rriten në këtë merkato janari, për rikthimin e Neymar te Barcelona.Ai raportim vjen nga media “Evening Standard”, e cila aludon se klubi katalanas është i gatshëm të shesë Philippe Coutinho për të krijuar fondin e nevojshëm monetary për të financuar rikthimin e Neymar.

Edhe Coutinho nuk ka bërë një start magjepsës në La Liga dhe në pesë ndeshjet e fundit ka qenë vetëm një herë titullar.Coutinho u ble nga klubi blaugrana me qëllimin që të sillte cilësitë dhe përmirësonte nivelin si në krahun e majtë ashtu edhe në qendër të mesfushës, ndaj “Evening Standard” i cituar nga “101 great goals”, pretendon se ish-ylli i Liverpool ka dështuar për të justifikuar në pozicionin e tij.

Një arsye e fortë kjo që mund ta largojë Coutinho nga “Camp Nou”, me Barçan që planifikon një goditje të madhe, që mund të nisë në këtë merkato dimri, për tu finalizuar në verë./T.S/