.
×

Bajrush Morina: Kur kam ardhë unë në Amerikë…(Me shqiptarët këtej Oqeanit)



Botapress, 10 Gusht-Bajrush Morina – Nju Jork, Ata të gjithë e kanë nga një rrëfim të tyre personal për Amerikën…Dhe pothuaja të gjithë e nisin rrëfimin me fjalët: Kur kam ardhë unë në Amerikë…

N’Arthur Aveny në “lagjen shqiptare’ Bronxit!

Krejt cka ka ndryshuar Arthur Aveny ne Bronx prej vitit 1992 është se kjo lagje, dikur e njohur italiane, tash eshte shndërruar në lagje të shqiptareve. Aty janë hapur lokale, dyqane, punëtori, avokatura  me emra në gjuhen shqipe apo edhe me simbole kombëtare. Por në të gjitha lokalet, punëtorit, kafeteritë….e madje edhe në rruge flitet me të madhe gjuha shqipe…”Ku je shqipe?” degjohet si me qenë në Prishtine, në Pejë apo në Gjakovë…

Syle Lajci edhe me tutje flet me “za pak ma te ngritur” sa herë bie fjala për Kosovën,  Bajram Kabashi I ka mbetur besnik LDK-së e Ibrahim Rugovës, Abedin Bicaj e nis rrëfimin e tij me fjalët: “Kur kam ardhë unë në Amerikë”, Dalip Greca nuk e ka ndërmend ta ndalë “Diellin” e Vatrës, ndërsa Agim Rexhaj edhe më tutje vazhdon të jetë njeriu I dytë I “Vatrës”.

Në “Parissien” te Dervish Jahjaga vijnë rregullisht edhe dr. Sulejman Celaj, Bajram Dreshaj, Haan Gashi, Avdi Kastrati, Isuf Ugrinaj, Nikollë Makaj, Simon Qafa, Tony Vuksanaj, Pjetër Lumaj e shumë e shumë të tjerë.

Në vazhdim: Prapë me Flamurin e Kosovës e te Flamuri I Nju Jorkut! Sadri Zeqiraj i Glogjanit të Ramushit, Beqiri, kusheriri I gazetart të vrarë Ali Ukajt, Albimi që pret të bëhet me nuse vitin e ardhshëm, Fisnik Gradina, djali I dëshmorit Nazmi Gradina që ka ardhë në Amerikë me lotarinë amerikane…/Botapress/