.
×

Bahtiri: Fajin kryesor për dështimin e Kosovës në INTERPOL, e ka Thaçi



Botapress 20 Nëntor – Nënkryetari i AKR’së Agim Bahtiri nuk fajëson shefin e partisë Behgjet Pacolli i cili në rolin e Ministrit të Punëve të Jashtme nuk arriti të bëjë Kosovën pjesë të Interpolit. Por për Bahtirin, fajtori është Hashim Thaçi, president i Kosovës.

“Ky nuk është dështim i Behgjet Pacollit”, thotë Bahtiri në T7 duke përmendur luftën e Serbisë kundër Kosovës. “Lobimi i Serbisë ka qenë në pjesën më të lartë të mundshme. Është një luftë e paparë e Serbisë ndaj Kosovës’, shtoi ai. “Ky është një gabim trashanik i z. Hashim Thaçi. Këtë punë që e ka bo edhe pe bon duke lobuar për planin e Serbisë vjen deri këtu që ne mos të jemi të gatshëm që të bindim ndërkombëtarët që të na përkrahin”, tha kryetari i Mitrovicës.

“Kur kryetari i shtetit dëshiron t’i prekë kufijtë e fituar me gjak është diçka e çuditshme për vendet tjera”, tha ai. Kosova ka dështuar të anëtarësohet në INTERPOL, pas dy raunde votimi që janë zhvilluar në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate. Si në raundin e parë, ashtu dhe në atë të dytë, Kosova nuk arriti të merrte 2/3-at e votave të nevojshme për anëtarësim, përfshi abstenimet

Në raundin e parë votuan 156 vende, prej të cilave 76 pro, 22 abstenime dhe 56 kundër. Ndërsa në të dytin 68 pro, 51 kundër dhe 16 abstenime.