.
×

Baby G me të dashurin “gangster” në klipin e ri dhe na u duk si film romantik!



Baby G ka publikuar projektin e ri muzikor në bashkëpunim me të dashurin e saj, Lim Hoti. Kënga titullohet “Pretty Gangster” dhe vjen e realizuar edhe me videoklip. Në sy na ranë disa skena vërtet intime që dhuron dyshja, me puthje dhe përkëdhelje.

Klipi duket si një film i vërtetë me gansterë dhe mendohet se është ideuar nga vetë dyshja. Ky projekt muzikor është punuar nga Baby G dhe Lim Hoti, të cilët edhe tekstin e kanë shkruar vetë. Kënga është pritur shumë mirë nga fansat dhe me mjaft kuriozitet për t’i parë ata bashkë!