.
×

As humbja 4-0 nuk e ndalë festën e dardanëve



Përfundimi i ndeshjes së fundit të grupit për kualifikime në Euro 2020 nuk i ka zhgënjyer tifozët e kombëtares së Kosovës.

Fituesja e Grupit A, Anglia, e mposhti Kosovën me rezultat 0-4 në stadiumin “Fadil Vokrri”, mirëpo kjo nuk i ka ndalur Dardanët.

Pas ndeshjes, tifozët e kombëtares së Kosovës kanë vazhduar nëpër lokale të kryeqytetit festën që ka nisur qe disa ditë.

Dardanët këtë të diel, e edhe disa ditë më parë, kanë organizuar aktivitete për ta mirëpritur Anglinë, ndërsa bashkë me tifozët anglezë që kanë ardhur në Kosovë, kanë bërë së bashku festën.

Më poshtë shihni pamje të Dardanëve: