.
×

Arrestohet biznesmeni Jeton Sadiku



Biznesmeni Jeton Sadiku, ish pronar i Fabrikës së Llamarinës “Llamkos” nga Vushtrria është arrestuar në Mitrovicë nga Policia e Kosovës me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të mashtrimit.

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se biznesmeni që vepron edhe në Angli është dërguar në qendrën e paraburgimit dhe gjyqtari i procedurës paraprake i ka caktuar atij masën e paraburgimit prej një muaji.

Sipas policisë, Sadiku dyshohet se ka mashtruar miliona euro bankat në vend. I njëjti ka qenë edhe pjesë e klubit futbollistik, kampionit aktual në superligë “FC Llamkos”./Indeksonline/