.
×

Arrestohet 24-vjeçari që vrau 8 pjesëtarë të familjes



Pas afro 12 orësh nga masakra e tmerrshme me 8 të vrarë në fshatin Resulaj të Selenicës, në Vlorë, në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune është arrestuar vrasësi.

Autori Ridvan Zykaj është gjetur në një zonë periferike, në dalje të Selenicës dhe është arrestuar pa bërë rezistencë, edhe pse së bashku me të është gjetur e sekuestruar edhe arma e krimit, një kallashnikov.

“Si rezultat i punës së mirëorganizuar, krehjes së territorit, kontrolleve të shumta dhe pa ndërprerje gjatë gjithë natës edhe me anë të qenit gjurmës, të përdorur nga ana e strukturave Policore të DVP Vlorë, Renea, Fnsh dhe Delta Forcë, u bë e mundur kapja e autorit të krimit Ridvan Zykaj në një zonë periferike në dalje të Selenicës. Gjithashtu u sekuestrua edhe arma e krimit, një kallashnikov. Autori është shoqëruar në DVP Vlorë, për veprimet e mëtejshme. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave”, parshikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.