.
×

Ardita Lokaj:Gruaja zë një rol të rëndësishëm në shoqërinë e sotme



Gruaja ze nje rol te rendesishem ne ditet e sotme ne shoqeri.Nese kthehemi prapa ne kohe, do te shohim se grate jane perballur me shume padrejtesi dhe kane luftuar fort per te fituar te drejtat e tyre.

Gruaja eshte konsideruar “qenie pa vlere” dhe e “paafte”, inferiore ndaj burrit dhe e pazonja per te arritur suksesin.
Me kalimin e kohes,keto barriera mendore dhe kompleksitete u zhduken,dhe shoqeria njohu rolin tejet te rendesishem qe gruaja ka zene ne ditet e sotme.Grate arrijne te marrin arsimimin me te mire dhe zoterojne nje sere aftesish dhe kualifikimesh qe kane dhene rezultate te kenaqshme ne boten e punes.

Gruaja ka arritur te zere poste prestigjioze,te drejtoje,si dhe te jete pjese e qeverise.Ajo nuk ndihet me inferiore ndaj burrave dhe arrin te marre vendime te rendesishme.Perkushtimi dhe puna e saj kane bere qe shume kompani sot te preferojne grate ndaj burrave per zgjidhjen e ceshtjeve me rendesi.Numri i grave qe punojne eshte rritur dhe ky faktor ka bere qe ato te kene fituar pavaresine e tyre.Edhe roli i saj ne familje ka ndryshuar.Nese dikur familjet ishin patriarkale,sot ka nje balancim te autoriteteve dhe mendimi i gruas ka shume  peshe .
Megjithate,nuk duhet anashkaluar fakti qe shume gra,sidomos ne zonat rurale,nuk e kane fituar ende rolin qe u takon.Ato jane ende te nenshtruara dhe mbi to ushtrohet dhune.Keto gra jane viktime e nje mentaliteti kaq mesjetar.
Per fat te mire,shume prej ketyre grave jane ndergjegjesuar dhe kane raportuar padrejtesite qe u behen.Shifrat ne Kosove vertetojne se numri i denoncimeve nga grate po vjen duke u rritur.

Shume organizata nuk ngurrojne t’u vijne ne ndihme ketyre grave, duke i bere te kuptojne sa te rendesishme mund te behen ne shoqeri.Grate jane e do te mbeten themeli baze,ku ngrihen te gjitha vlerat dhe cilesite me te mira te shoqerise bashkekohore./BP/

Ardita Lokaj