.
×

Arben Gecaj i PDK-së kërkon dorëheqjen e deputetes Flora Brovina



Botapress, 16 \maj – I takojnë të njëjtës parti. PDK-së por kanë qëndrime të kundërta për reagimet ndaj dhunes serbe në Kosovë dhe mënyrës së sipërfaqjes publike të kësaj dhune. Arbn Gecaj zyrtar për planifikime strategjike të politikave në PDK ka reaguar ndaj publikimit të fotografisë nga deputetja e PDK-së Flora Brovina ku shihet një vajzë shqiptare duke u dhunuar nga paramilitarët serbë në prani të familjarëve të saj, shkruan Botapress. Gecaj në një reagim të tij në Facebook ka kërkuar dorëheqjen e deputetes së PDK-së Flora Brovina. Ja postimi i Gecajt në Facebook: Partia politike duhet të ketë organe, sistem dhe para e gjithash planifikim të veprimeve deri ne detaje, e sidomos ne Kuvend. Veprimi i deputetes sot, pa paralajmerim ne mbledhje te grupit parlamentar, spontan dhe plotesisht manipulativ ka shkatrruar shume. Po ashtu, grupi parlamentar i partise duhet të marrë përgjegjesinë. Sot kemi ra në provim, edhe atë me pjesen me te ndiejshme te vendit tonë. Sot u dhunuan edhe njeher te gjitha viktimat, familjaret dhe mbijetuarit.Deputetja Brovina qe sonte duhet te dorëhiqet. Partia Demokratike duhet te reflektojë, sonte te kerkoje falje dhe te ketë shumë kujdes. Antaresia e saj eshte tejet e mllefosur, ka shkruar Gecaj në Facebook.