.
×

Anita Haradinaj nuk respekton vendimin e RTK’së, e quan Thaçin kryeministër në largim (Video)



Moderatorja e lajmeve në RTK Anita Haradinaj nuk e ka respektuar vendimin e mediumit ku punon. Bashkëshortja e të nominuarit të Bllokut për kryeministër Harmush Haradinaj, e quajti liderin e PDK’së ‘kryeministër në largim”.

Në edicionin qendror të lajmeve të së martës, Anita Haradinaj iu referua Thaçit me “kryeministri në largim” dhe jo ‘kryeministri në largim” siç është një vendim i RTK’së.

“Një ditë para publikimit të këtij dokumenti kryeministri në largim Hashim Thaçi”, ishte fjalia e saj, derisa fliste për deklaratën e Thaçit për Raportin e Progresit.