.
×

Angjelina Krasniqi – Enxhi: Sot flet guri i lashtësisë!



Mund të ndërrojmë të ndryshme frizura
Flokët mundemi t’i zgjasim,shpeshtojmë,
Ashtu siç marrin dhe mendimet, krahura
Si gjethet e vjeshtës ngjyren ndryshojnë!…

Por, të ndërrohet koka, askush s’e gjeti
Ashtu si nuk gjeti ,si shartohet një rrënjë,
Si nuk mund të ngjisim,një trur prej tjetri,
Se fijet e trurit,nuk mund të lidhen si penj?…

Dimë, shtegu rrihet nga shumë kalimtar
Që kaldrëmave lën gjurmë dhe gjakime,
Por rrugën askush me vete s’e ka marrë
Edhe pse koh’egra, ju ka bër ndryshime!…

Tokës së Lashtë, kot i shkuan grekut me tjerë, operimet
Sot, Guri i Lashtë i Historisë,i refuzon e vjellë inplantimet!…