.
×

Angjelina Krasniqi – Enxhi: Në ditëlindjen tënde bijë



BIJA IME
Dje,për legjëndën bisedova me tëndin,vëllanë,
Dhe sot dua të ta tregoj dhe Ty,e imja dhuratë,
Ta kam treguar kur ishe e vogël si një përrallë,
Sot që mbushe të 20-tat, ta kesh me vete uratë…

Bija ime,Rozafa e Legjendes ishte nusja e tretë,
Dy vëllëzërit më të mëdhenj dertuan me gratë,
Tradhëtuar mbeti,vëllai i vogël me nusen e vet,
E murosën,e mbetën në legjendë gjallë e gjatë!…

“Nëna ime!..Më fal se po të ndërpres kallzimin”,
Mbrenda meje zihet një pyetje që kërkon dritë,
Kërkoj një sqarim,tani që mori përshkallëzimin.
Pse betohemi te “Besa e Shqipëtarit ” për ditë?”

“Nuk paskemi qenë që para Krishtit tradhëtarë,
Nuk di, kjo besë, pse,dhe prej nga na ka ardhë”?
Bija ime, pikërisht këtu desha që të dalë me ty,
Të kam të mençur,dhe kuptove biseden me sy !…

Prandaj, lutem të kesh maturi, kur tjetrit i beson,
Goja jep besë,por ka gojë që jep dhe tradhëton!…
Ku ka rrënjë “Besa e Arbërit” e që vjen nga mot,
“Legjendën e Doruntinës, do ta tregojë nëna sot !…
Bochum 3 qeshor 2015