.
×

Ambasadori Kosnett fton që të lexohet raporti për Liritë Fetare në Kosovë



Departamenti Amerikan i Shtetit nxori të martën raportin e tij vjetor mbi gjendjen e lirisë së besimit në botë, që përfshinë të dhëna për gjendjen e lirisë së besimit në 200 shtete e territore dhe dokumenton shkeljet e kryera nga qeveritë, grupet terroriste dhe individët.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka bërë thirrje që të lexohet më shumë për Liritë Fetare në Kosovë.“Raporti #IRFreport për 2018 është tani në dispozicion.

Lexoni më shumë për gjendjen e #ReligiousFreedom në #Kosovo”, ka shkruar në Twitter, ambasadori Kosnett.