.
×

Agron Zeqiraj: Sa kam qarë sot…



I qëndrova mbrapa për ta parë, Për mos ta lën të vdiste e vetëm.
I kishin hjek nga trupi, edhe gjërat më imtime…
E kishin çnjerëzuar deri në palcë me marrëzin e tyre…
Saqë, edhe ajo ndinte disi fajin bashkë me vrasësit, se e mundonin aq shumë,
Sikur ajo të ishte aq e pa vlerë.
Dhe pyeste: ore, sikur të jetë kështu, përse nuk më vrisni por më çnjerëzoni.?!
I qëndrova shumë afër, sepse doja ta shihja…sesi ajo po vdiste –
Se e kisha nga dashuria që ndjeja për te.
Pasiqë s’po mundja dot ta shpëtoja nga vdekja e vrasësve,
Dhe nga vdekja e merituar, siq i thonin ata, kur hidhëroheshin edhe me ata që ishin kundër tyre…
E unë, ndjeva fajin e pendesës, që nuk arrita ta shpëtoja dot nga vdekja,
Dhe nga çnjerëzimi që i bën duke e shqyer të gjallë nga të katër anët.
Edhe nga lotet që qante,
Nga vaji e trishtimi, sikur jeta për te të kishte mbaruar pa lindur akoma.
Sa kam qarë sot,
Se u ndjeva i paforcë për të jetuar, kur kujtova klithmat e saj, të një nate vere kur ajo po vdiste…!