.
×

Agron Zeqiraj: Dy fjalë për Vjosën kryeministre…



Pehlivanë ke edhe ti në parti, që duan të rrëzojn përtoke çdo ditë…

Ndoshta duan edhe të lëndojn – që ti mos ti sfidosh asnjëherë nga plaget e marra ata.
Ndaj dhe Vjosa, bëj kujdes, mos humb shikimin, shikimin që vetëm ti kishe këto vite në partinë amë….!
Kur njerëzve tu iu the stop! Deri këtu dhe pikë!
Sa mirë më erdhi, vërtet po, kur the atë që mendove, sepse edhe unë atë e mendova atëherë, e prandaj po të shkruaj tani…
Eh, sikur ti tashmë mos t’më dëshpërosh…
Sepse ju politikan jeni, dhe shpesh bëni edhe kërcime Tango, ku publiku ndjen një dhimbje fizike e shpirtërore, se muzika dhe kërcimi sikur kanë një kuptim krejt tjetër në rrafshin ku jetoni ju…
Dy fjalë për ty kryeministre:
Veç mos na dëshpëro!
Edhe nese nuk del e para,
Asgjë s’ka të keqe.
Veç mos u bë bashkë me krimin,
Se paku ashtu sikur Isa Mustafa në letër
Me krimin e mirëfillt mafioz
E me shtetin e dobët funksional.
Qëndro vetëvetja, Vjosa,
Me çdo çmim!
Edhe si “humbëse e zgjedhjeve”,
Sepse, ti ke çka të humbësh:
Je Vjosa jonë Kryeministre,
Je Vjosa e 2 milionë shqiparëve,
Je Vjosa që populli të donë,
Je Vjosa që rivalët të kanë frikë,
Ndaj dhe je, VJOSA KRYEMINISTRE!
Nga dy fjalët që kisha për ty në fillim,
Tash kam vetëm një:
Mos më dëshpëro Vjosa,
Mos bëjë koalicion me krimin për asnjë çmim,
Qoftë edhe si jo e para!
Të lutem! Të lutem!
Fitore Vjosa!