.
×

Adriatik Kelmendi përfshihet në debat për simbolin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës



Botapress, 10 Shkurt  – Në debatin publik për simbolin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku shihet një ushtar mashkull që simbolizon formimin e Ushtrisë së Kosovës, është përfshirë edhe analisti dhe publicisti Adriatik Kelmendi, shkruan Botapress. Kelmendi e ka “arsyetuar” figurën e mashkullit në sfondin e simbolit të Pavarësisë së Kosovës me shembullin e simbolit të drejtësisë ku shihet një grua, Justicia duke përfunduar me konstatimin se Pavarësia e Kosovës do të rrojë më shumë se 11 vjet. Ja postimin i Kelmendit në Facebook: Derisa vetë simboli më i njohur i drejtësisë në botë e diskriminon njërën gjini, gjithmonë do të ketë padrejtësi edhe në simbolet e tjera! Simboli i drejtësisë është grua, Justicia – Drejtësia dhe nuk e ka përkrah saj edhe Drejtësimin! Përndyshe, meqë edhe numri 11 i përvjetorit të pavarësisë ngërthen në vete dy 1-sha, në njërin mund të ishte figura e gruas dhe në tjetrin ajo e burrit! Ose, e presim 12-vjetorin dhe e bëjmë vetëm me gruan. Kosova jonë do të rrojë më shumë se 11 vjet. E mira e kësaj pune është se si shoqëri kemi filluar të bëhemi të ndjeshëm ndaj diskriminimit dhe po e ngrisim zërin. Të drejta të barabarta për dyja gjinitë. Jo diskriminim për asnjërën gjini. Nice!