.
×

Adem Bytyçi:Lufta kundër Ariut, është luftë kundër të drejtës dhe shkeljes së Ligjit për Mbrojtjen e kafshëve



Lufta kundër Ariut, është luftë kundër të drejtës dhe shkeljes së Ligjit për Mbrojrjen e kafsheve me ligj, veçanërisht një specje siç është Ariu i murrëm!

Në vend që të ndëshkohen ata që ia vranë klyshët ( fëmijët e saj), tani duan t‘ua vrasin edhe nënën!

Me lejoni t‘u pyes juve që kërkoni ta vrisni Ariun, t‘u bëjëjë një pyetje sa të thjeshtë po aq konkrete dhe njerëzore: çka do të vepronit ju, sikur dikush mos dhashtë Zoti, tua mbyste fëmijët tuaj?

Ariu është egërsuar pasi iu vranë këlyshët, po të mos ndodhte kjo, Ariu nuk do të bënte as edhe një dëm, andej kah ankohen banorët Prizerenas!

Ariun, pra duhet izoluar dhe dërguar në një ambient ku ka edhe arinj të tjerë, ku mund të jetojë në kushte normale, e jo të vritet!

Në cilindo shtet të botës kështu do të veprohej!