.
×

Adelina Tahiri ka një inteligjencë më të lartë sesa mesatarja dhe i ka provat në dorë



Këngëtarja Adelina Tahiri ka vetëm pak muaj që është bërë nënë, pasi solli në jetë djalin e saj Jon. Shumë shpejt ajo i është rikthyer edhe linjave që çdo vajzë do dëshironte pas lindjes, duke humbur plot 9 kilogramë, shkruan Botapress.info

Mesa duket, në kohën e lirë Adelina ka zgjedhur të bëjë një test inteligjence online që e ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory. Në certifikatën e publikuar, rezultati i testit është 142.

Nëse merr nga 90-110 pikë ke një IQ mesatare, por siç e kuptuat në rastin e Adelinës kemi të bëjmë me një inteligjencë më të lartë se mesatarja (nëse kishit dyshime për këtë pjesë).

“Provoni edhe ju. Kontrolloni inteligjencën. Ju garantoj, nuk ka njohje këtu”,- shkruan Adelina në Instastory, shkruan Botapress.info

Mos humbni më tepër kohë, kërkoni online për teste që vënë në provë inteligjencën tuaj dhe shikoni nëse ia kaloni dot Adelinës.