.
×

A ka ndonjë shans që Cardi B të pajtohet me Nicki Minaj dhe të bëjnë këngë së bashku?



Mos prisni që rivalet e mëdha të muzikës rep, Cardi B dhe Nicki Minaj – të bashkëpunojnë në një projekt së shpejti. Gjatë një bisede të shkurtër në tapetin e kuq të Swisher Sweets Artist Project Awards në West Hollywood të premten, gazetari Marc Malkin hapi temën e pajtimit mes repereve në prani të Cardi-t, transmeton Botapress.info

“A ka ndonjë shans që ti dhe Nicki të pajtoheni dhe të performoni së bashku?” e pyeti ai. Dhe si ishte përgjigjja e Nicki-t?! Epo një heshtje e gjatë e pasuar nga një buzëqeshje e reperes tregoi se projekti mund të mos ndodhë kurrë.

Megjithatë kjo nuk ishte një “jo” si përgjigje! Sherri mes Cardi B and Nicki Minaj është përfolur shumë që nga konfrontimi fizik në New York Fashion Week shtatorin e kaluar, transmeton Botapress.info