.
×

A është mbipeshë Higuain? Sulmuesi i Milanit i shtang të gjithë me gjendjen fizike



Harrojini të gjitha batutat për peshën e Gonzalo Higuain, të paktën sa i takon javëve të para të këtij sezoni.

Pas disa viteve radhazi ku pesha e argjentinasit ishte bërë objekt talljesh në rrjetet sociale, duket se lojtari është paraqitur te kuqezinjtë në peshën ideale.

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, testet fizike kanë treguar se pesha 87 kilogram e tij është idealja dhe ai është në kushtet më të mira të mundshme për të përballuar këto javë të para. Gjithashtu, futbollisti nuk ka pasur asnjë prej shqetësimeve fizike të viteve të kaluara që kanë ndikuar zakonisht në fazën e tij përgatitore dhe do të jetë gati të luajë që në ndeshjen miqësore ndaj Realit.

Kësisoj, debutimi i tij me fanellën kuqezi do të jetë pikërisht në “Santiago Bernabeu”, stadiumin që e bëri të njohur në Europë. Gazeta italiane bën të ditur se me shumë mundësi, ai nuk do të luajë të 90 minutat ndaj ish-skuadrës, por vetëm një pjesë të saj, pasi është ende mbrapa sa i përket fazë përgatitore meqë e filloi më vonë atë si pasojë e pjesëmarrjes në Botëror./BP/