.
×

A është ky hajduti më i paaftë në Shqipëri? Shkon të vjedhë në plazh, nuk hap kasafortën dhe në fund prangoset



Një 42 vjeçar i identifikuar me inicialet G.V ka tentuar këtë të hënë të vjedhë kasafortën e një shtetasi me inicialet F.Q në Himarë, por dukshëm ‘fati’ nuk ka qenë në kah të tij.

42 vjeçari jo vetëm që nuk ka marrë asnjë para, por ka përfunduar shumë shpejt në prangat e policisë. Autoritetet kanë shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë, të cilët kanë ndihmuar hajdutin e ‘pafat’.

njoftimi i policise:

Më datë 12.08.2019, Shërbimet e Policisë të Komisariatit Himarë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit G.V., 42 vjeç, banues në Vlorë.

42 vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë ende të paidentifikueshëm, kanë tentuar të vjedhin në banesë kasafortën e shtetasit F.Q., por nuk kanë arritur të marrin asgjë.

Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale ‘Vjedhje e mbetur në tentativë’ kryer në bashkëpunim”.